Disa orë nga manifestimi, Meta përkujton Besëlidhjen e Lezhës

Disa orë nga manifestimi, Meta përkujton Besëlidhjen e Lezhës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, të hënën, në orën 17:00, ka thirrur qytetarët shqiptarë në një tubim paqësor para Kryeministrisë për të mbrojtur shtetin e së drejtës dhe Kushtetutën.

Meta ka zgjedhur datën 2 mars, për të mbajtur tubimin e tij, kjo edhe në përkujtim të datës së Besëlidhjes së Lezhës.

Përmes një shënimi në Facebook, Meta shkruan se sot në përkujtim të ngjarjes historike të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit kombëtar përballë rrezikut të asimilimit e shkombëtarizimit, mesazhi që na sjell nga historia, të na ndihmojë ne të gjithëve për të reflektuar, për t’u ngritur dhe bashkuar sa nuk është vonë.

Ai thekson se vendi rrezikohet nga pushtimi i një “sekti mafioz, pa fe, pa familje, pa atdhe dhe që ka marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari”.

Tubimi do të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa pritet të ketë pjesëmarrje jo vetëm nga Shqipëria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy