Nënkryetari i Partisë Demokratike thotë se kodi aktual zgjedhor duhet të zhbëhet pasi nuk është përfaqësues. Ndërkohë që PD është në pritje të një raporti përfundimtar nga partitë popullore evropiane për të gjitha gjetjet në këto zgjedhje, Bylykbashi thotë se këto zgjedhje vendosën në pikëpyetje ekzistencën e shtetit të së drejtës.



