Bojken Abazi: Na është manipuluar vota, në Shqipëri është instaluar autoritarizmi elektoral

Bojken Abazi: Na është manipuluar vota, në Shqipëri është instaluar autoritarizmi elektoral

Boiken Abazi i Lëvizjes Vetëvendosje sot në një dalje publike, ka ripërsëritur denoncimin e tij se ëhstë manipuluar vota e eklektoratit të tij, dhe se do ta çojnë deri në fund betejën ligjore të nisur për shkak të fakteve dhe vjedhjeve të konstatuara gjatë procesit të votimit.

Abazi u shpreh se modeli që ka instaluar PS te qytetarët është një model frike i cili duhet të refuzohet.

Sipas tij, në Shqipëri është instaluar autoritarizmi elektoral, dhe pjesë e problemit, sipas tij, është edhe opozita.  

"Ndryshimet e mëdha në Shqipëri nuk mund të realizohen nga subjektet e vjetra politike, zgjedhjet e fundit e dëshmuan këtë. Pushteti ka mbjellë gjatë gjithë kohës frikë dhe nuk ka lënë mjet pa përdorur sepse në Shqipëri është instaluar autoritarizmi elektoral.

Ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor nga ky pushtet vetëm sa e kanë përkeqësuar situatën.  Ky lloj autoritarizmi ka nisur që në vitin 2008, kur në atë kohë u ndryshua Kodi Zgjedhor nga Partia Demokrate dhe Partia Socialiste bashkë për të eleminuar alternativat e reja në Shqipëri. Edhe pse nuk mban përgjegjësinë kryesore në këtë situatë, opozita është pjesë e problemit.

Kryeministri Rama tha dje se PS është një makineri, unë deri diku pajtohem me këtë konstatim. PS është thjesht dhe vetëm një makineri, ajo nuk frymëzon, anëtarëve të PS nuk i ka mbetur më asnjë vlerë përbashkuese.

Modeli i instaluar nga Edi Rama synon të shndërrojë anëtarët e PS në dado, bulona në pistona apo në sedilje. Modeli i instaluar nga Edi Rama është që qytetari nuk vepron mbi vlera dhe parime. Ne e refuzojmë këtë model. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të veprojnë bazuar mbi ndërgjegjen e tyre.

Ne duhet të çojmë betejën ligjore deri në fund, për shkak të fakteve dhe vjedhjeve që kemi grumbulluar dhe manipulimin e votës. Një pjesë të këtyre fakteve i kemi bërë publike ditën e hënë kur sapo kishte nisur procesi i numërimit. "

Në emër të VV, avokatja Suela Hasani u shpreh se i kanë paraqitur KQZ kërkesën për marrjen e pamjeve filmike të të gjitha qendrave të votimit.

"Prej dy ditësh kemi paraqitur pranë KQZ kërkesën për marrjen e pamjeve filmike të të gjitha qendrave të votimit. Kemi bërë publike fakte dhe prova që do të jenë pjesë e kërkesës ankimore që do të dorëzojmë në KAS."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy