Çuçi, deputetëve socialistë: Angazhohuni për turin e takimeve me Diasporën

Çuçi, deputetëve socialistë: Angazhohuni për turin e takimeve me Diasporën

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi paraditen e sotme mbledhjen e përjavshme.

Kreu i grupit Bledi Çuçi e nisi fjalën e tij me një falenderim të posaçëm për deputetët për të gjithë angazhimin e tyre në takimin që kryeministri Rama mbajti një ditë më parë me bashkatdhetarë në Athinë.

Çuçi kërkoi nga deputetët po të njëjtin përkushtim edhe për takimet e tjera të turit me Diasporën, ndërsa takimi i radhës është në Itali më 26 maj.

Të gjithë kolegët që kanë lidhje personale apo elektorale të angazhohen për takimin e radhës në Milano pas dy javësh.

Ju kërkoj ta merrni me shumë impenjim.

Mbledhja vijoi më pas me diskutime për axhendën parlamentare.

Çuçi ndau me deputetët projektligjet dhe marrëveshjet që pritet të dërgohen në seancën e ditës së enjte në Kuvend teksa përsëriti kërkesën për të mos pasur mungesa në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe në seancën plenare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy