Neza: Greqia ka gjetur hapësira për të artikuluar mbi çështjen Beleri për shkak të procedurave që janë ndjekur për arrestimin e tij (VIDEO)

Neza: Greqia ka gjetur hapësira për të artikuluar mbi çështjen Beleri për shkak të procedurave që janë ndjekur për arrestimin e tij (VIDEO)

Gazetari Sami Neza tha përmes një lidhje “Skype” në studion e MCN Live se qeveria greke ka gjetur hapësira për të artikuluar mbi çështjen Beleri për shkak të procedurave që janë ndjekur për arrestimin e tij.

Duke vijuar më tej, Neza theksoi se ligjet shqiptare krijojnë një hapësirë që mund të gjykohet se në rastet kur dikush nga policia të afekton për të kryer një vepër penale, materialet që shërbejnë  për të gjakuar mbi këtë vepër nuk konsiderohen.

Që kur ka ndodhur arrestimi i Belerit e deri tani është artikuluar nga qeveria greke për këtë çështje si një çështje për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve ku ata ndodhen  si dhe kryesisht me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Qeveria greke ka gjetur një hapësirë për të artikuluar në lidhje me këtë çështje, në këtë mënyrë me qeverinë shqiptare. E ka gjetur këtë hapësirë për shkak të procedurave që janë ndjekur për  arrestimin e Belerit, trajtimin e tij nga Prokuroria e Vlorës dhe më pas kalimin e tij te SPAK-u.

Edhe për faktin se ligjet shqiptare krijojnë një hapësirë që mund të gjykohet se në rastet kur dikush nga policia të afekton për të kryer një vepër penale, materialet që shërbejnë  për të gjakuar mbi këtë vepër nuk konsiderohen.

Janë çështje që e kanë relativizuar çështjen e arrestimit të Belerit si një arrest i kapur përgjatë kryerjes së një korrupsioni zgjedhor. Kjo është dhe arsyeja pse qeveria greke po gjen hapësirë dhe në Bruksel për ta artikuluar këtë çështje  ndërkohë që përdor veton për të bllokuar Shqipërinë sidomos për atë që pritej të ndodhte në dhjetor dhe nuk ndodhi,  hapja e negociatave për kapitullin e parë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy