
Nikoll Lesi nga studio e ‘Të Paekspozuarit në ‘MCN TV’ duke folur për situatën në Partinë Demokratike u shpreh se është për të ardhur keq që një vend demokratik sot është pa opozitë.
Opozita ishte e përçarë pa u bërë zgjedhjet, ata ishin në luftë me njeri tjetrit, opozita i humbi zgjedhjet Rama ua mori dhe është e trishtueshme që një vend demokrat të mos ketë një opozitë dhe të kthehesh te Saliu. Luli ka ikur, por ishte një gjë e vakët nuk kam asnjë përshtypje për të. Luli nuk duhet të pranonte atë post që në fillim, ai e përdori si e përdori, por kryesorja mbetet që nuk kemi opozitë dhe fatkeqësia mbetet që po ikën rinia sepse pushteti po bën si të dojë.
Ndërsa sa i përket qeverisjes së Ramës, Lesi shprehet se më këtë opozitë që ka vendi ai mund të kap 2030.
Me këtë opozitë Rama kap 2030 dhe fatkeqësisht nuk dua ta themi si njerëz të medias por ku ka opozitë me kë do e rrezojnë me Berishën e Metën? Kësaj i thonë paç fatin e Ramës. Në asnjë vend të Evropës nuk ka ndodhur. Ka mbaruar ky muhabet derri nga 2030.
Sa i përket kryebashkiakut Erion Veliaj, ai tha se për punët e bashkisë ka punuar mirë.
Lali Eri me aq sa e shoh unë në punët e bashkisë ka punuar mirë, por më saktë them se duke mos pasur opozitë ai fiton prapë.



