Cakaj përplaset me Daçiçin për Kosovën

Cakaj përplaset me Daçiçin për Kosovën

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj është përpaslur me homologun e tij serb Ivica Daçiç, gjatë takimit të sotëm në Ministerialin e Varshavës.

Siç raportojnë mediat, shkak është bërë çështja e Kosovës, ku Daçiç në fjalën e mbajtur deklaroi se Serbia nuk e njeh si shtet pasi është pjesë e saj. Daçiç tha gjithashtu se ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli nuk duhet të ishte pjesë e Ministerialit të Varshavës.

 Por teksa Daçiç po përpiqej të largohej, fjalën e ka marrë ministri në detyrë Gent Cakaj i cili ka replikuar me homologun serb.

 Cakaj në fjalën e mbajtur i kujtoi Daçiç vitet e luftës dhe vuajtjet e popullit kosovar që është detyruar të kalojë në emigrim.  “E di që po më dëgjon prandaj po të flas. Fjalimi i Daçiç është një retorikë e shekullit XX dhe totalisht pa vend dhe pa sens. Daçiç ka 28 vite në politikë e unë kam 28 vite jetë. Por për shkak të 28 viteve të tij unë kam 28 vjet refugjatë.”, u shpreh ministri Cakaj.

 Pas kësaj replike Daçiç kërkoi të merrte fjalën sërish por nuk u lejua nga drejtuesi Ministerialit.

Kujtojmë se edhe ditë më parë në Tiranë, pati një incident diplomatik gjatë Konferencës mbi “Klimën në Ballkanin Perëndimor”, ku delegacioni serb nuk pranoi të rrijë bashkë me delegacionin kosovar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy