Berisha: Krishtlindjet e tjera të na gjejnë shumë më mirë nga sa jemi sot

Berisha: Krishtlindjet e tjera të na gjejnë shumë më mirë nga sa jemi sot

Ish kryeministri, Sali Berisha ka uruar besimtarët e krishterë shqiptarë për festën e Krishtlindjes.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Berisha shkruan se në këtë ditë lindi burri që ndikoi më shumë se kushdo tjetër në historinë e qytetërimit perëndimor. Sipas tij, këtë ditë lind shpresa, lind besimi i pakufijshëm tek e mira, tek e ardhmja.

Sot këtë ditë të shenjtë, ditë të bekuar, urojmë të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë, në Shqipëri dhe kudo që ndodhen, Gëzuar Krishtlindjet!  Gëzuar këtë ditë në të cilën lindi Hyji dhe burri që ndikoi më shumë se kushdo tjetër në historinë e qytetërimit perëndimor. Këtë ditë lind shpresa, lind besimi i pakufijshëm tek e mira, tek e ardhmja. Le të urojmë të gjithë së bashku nga zemra që Krishtlindje të tjera të na gjejnë shumë më mirë, ashtu siç duam vetë dhe ashtu siç do shoqëria e kombi shqiptar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy