Komisioni i Reformës Zgjedhore ka miratuar ndryshimet në kodin penal që kanë të bëjnë me shitblerjen e votës.
Negociatat u arritën më herët gjatë takimit mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste në kryesinë e Kuvendit.
Gjithashtu komisioni ka përcaktuar se materialet propagandistike duhet të jenë mbi 5 metra larg zyrave elektorale, ndërsa edhe në këto zgjedhje do jetë financimi privat–shtet.
Kujtojmë se gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD u propozua dënimi në mënyrë taksative nga 1 deri në 7 vite burg për shitblerjen e votës.



