Rama shpërndan videon e vëllait të Erjon Vishkullit: Unë nuk gënjej edhe pse nuk i them të gjitha

Rama shpërndan videon e vëllait të Erjon Vishkullit: Unë nuk gënjej edhe pse nuk i them të gjitha

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje për mjekimin në Itali dhe ndërhyrjes kirugjikale të Erjon Vishkullit që mbeti i dëmtuar në sy në protestën e djeshme

 

“Unë nuk gënjej edhe pse nuk i them të gjitha, sidomos për ata që tërë këto ditë po gatuajnë mish për top nëpër ekranet e tyre të korruptuara”, shkruan Rama në rrjete sociale teksa ka shpërndarë edhe një intervistë televizive të vëllait të tij Emiljan Vishkulli.

 

Ai thotë se gjendja e të vëllait është më e stabilizuar, ndërsa mjekët kanë dhënë shpresa pozitive për rikuperimin e syrit.

 

“Gjendja e Erjonit duket më e stabilizuar. Na kanë thënë fjalë të mira për pjesën e rikuperimit të syrit. Shpresojmë që vëllai, të na vijë ashtu siç e patëm.

 

Kemi pasur një avion të posaçëm, me mjekë që ishin kastile për vëllain. Për çdo lloj iniciative na janë  përgjigjur strukturat shtetërore, si avionin të gjitha i ka sjellë shteti deri në këto momente.

 

Gjendja e vëllait duket mirë dhe strukturat shtetërore na janë përgjigjur në mënyrë korrekte. Nesër pritet që të bëhet operacioni i dytë, që shpresojmë që të jetë me lajme të mira“, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy