
Autori i emisionit “Fokus”, gazetari Robert Papa, duke folur në edicionin e lajmeve në MCN Tv tha se kryebashkiaku Erion Veliaj përfiton direkt nga goditja e Sali Berishës.
Papa solli në vëmendje që Berisha ka denoncuar segmentet kriminale që kanë hyrë në Parlament dhe në qeveri. Papa tha se është e drejta e opozitës të protestojë dhe të shkojë deri në mosbindje civile.
Duhet të hysh te mendoja jonormale e Ramës për të bërë këto kalkulime. Unë si çdo shqiptar që e do vendin e tij jam ndjerë keq. Është një mesazh, një dhunë, forcë. Problemi është se ai bandit nuk mu duk i çmendur. Ai ka pasur një detyrë. Se kush e ka dërguar…Natyrisht që opozita do akuzojë Ramën. Po ta shikosh që kush përfiton, shumë thjesht është Veliaj. Rama direkt nuk përfiton. Krimi ka hyrë në Parlament, kontrollon segmente të qeverisë, Berisha ka qenë i ashpër ndaj tyre. Kjo është shumë e rëndë, sepse larg qoftë dikush mund të hyjë me armë dhe gjeste të tilla na dëmtojnë. Berisha do ta përfundonte misionin dhe i gjakosur. Në këtë përplasje ai mori një përkrahje të madhe nga Perëndimi, nga ambasada e SHBA dhe e Britanisë edhe pse e quajtën deputetët. Berisha edhe pse mori një grusht u ngrit. Natyrisht që s’është e lehtë për një malësor. Por kanë goditur edhe presidentin Bush, Macron. Problemi është që lideri duhet të ketë mbrojtje, nuk mund të bëhet me disa badigard amatorë. Nga ngjarje të vogla mund të shkohet te ngjarje të mëdha. Rama kishte një ditë të madhe dhe teknikisht nuk do donte ta prishte këtë festë, kjo është logjika e një normali, por ne e dimë që Rama ka kohë që s’vepron si njeri normal. Nuk është rastësi ai bandit që godet. Është skandaloz ai raport që doli”.
I pyetur mbi deklaratat e Berishës për revolucion, Papa tha:
Kjo ka ndodhur në Shqipëri. Nuk e di ku keni qenë në 97-ën, krahu i majtë e kanë bërë. Është e drejta e opozitës të protestojë deri në mosbindje civile, sepse s’ka çfarë të bëjë tjetër. Këtë s’mund ta bënte Basha, Bardhi, Alibeaj, mund ta bëjë Berisha, për të kthyer edhe njëherë normalitetin në Shqipëri. Zgjedhjet lokale do jenë provë e madhe. Matematikisht votat opozita i ka. Është luks i madh të kemi kryeministër për 12 vite një kryeministër që s’ka bërë asgjë para se të hynte në politikë. Duhet një qeveri kombëtare që t’i thotë ndal ikjes së shqiptarëve. Duhet një sistem ndryshe, një sistem vlerash, mos kemi Republikë Taulant Ballash, dhe kriminelë që kontrollojnë segmente në Parlament dhe qeveri”.



