Basha: Qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar

Basha: Qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të premten ka takuar bizneset në njësinë nr.8 në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, Basha thekson se ekonomia shqiptare po vuan nga Ramavirusi.

Kryedemokrati, nënvizon se nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë nga kriza e pandemisë ekonomike biznesin e vogël.

Gjendja në njësinë Nr. 8 në Tiranë ku qytetarë dhe biznese po përballen me një krizë të thellë ekonomike është e dhimbshme: varfëri, papunësi dhe shumë biznese që falimentojnë. Qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama. Nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë nga kriza e pandemisë ekonomike biznesin e vogël”, tha Basha.

Sipas tij, shfaqjeve me regji të propagandës së Edi Ramës ju ka dalë boja, pasi situata ekonomike është e vështirë, xhepat janë boshatisur, tavolinat e zbrazëta dhe papunësia alarmante është e vërteta e hidhur që nuk mund të fshihet.

“Ndërkohë që qytetarët janë në pamundësi, RAMAVIRUSI i dha vetëm dje 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës.Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë sot barra më e rëndë dhe e keqja më e madhe për qytetarët shqiptarë”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy