
Deputeti Dashamir Shehi, për çështjen “McGonigal”, deklaroi se gjykon politikisht për faktin që kryetrari i ekzekutivit shqiptar takohet në mënyrë informale me një ish-punonjës të policisë amerikane që ka dalë në pension.
Është një pensionist që shikon aferat e veta, në këto takimet, udhëtimet, dreka dhe darka ndodhen personazhe të tjera plotësisht të korruptuar të ambientit shqiptar.
Ç’inteligjencë? Këta janë spiunë të sigurimit të shtetit. Përzgjedh njerëz të dyshimtë nga ana financiare, që kanë punuar për kinezët dhe të gjithë palët.
Në këtë rrjet ka një rrjet që kanë punuar zëvendësministra, për një palë punojnë biznesmen, nga një krah është çuni i hallës, nga ana tjetër çuni i dajës.
Kryeministri nuk duhet të bjerë në këtë nivel të poshtër. A është spiun i rusëve kjo është çështje për amerikanët, siç e gjetën spiunin e vetë.
Duke folur në një lidhje për MCN Live, ai deklaroi se në Shqipëri duhet të gjejmë nëse ka shkelje të rregullave të politikës dhe ligjeve të politikës.
Sipas tij, një nga shkeljet më të mëdha etike, është që merren dy shqiptarë të korruptuar dhe të pistë dhe një amerikan i korruptuar për të goditur opozitën shqiptare dhe liderin e saj.
Nga e djathta shqiptare nuk kanë ardhur ndonjëherë spiunë të Rusisë. I porosit që të godasin kundërshtarin e vetë... kjo është e paprecedentë.
Mund të ketë ndodhur dhe më parë, por ky u kap dhe e kapën jo për ne, por për shtetin e vetë.
Duhet të presim edhe pak se do dalin fakte të reja. Kjo është e turpshme dhe imorale.
Për turpin dhe moralin, populli shqiptar duhet të votojë kundër tyre.



