Turqi, referendum për të forcuar më shumë rolin e presidentit

Turqi, referendum për të forcuar më shumë rolin e presidentit

Në pranverën e ardhshme qeveria e turke planifikon një referendum për ndryshimin e Kushtetuës, me qëllim forcimin e pushtetit të Presidentit.

Zëvendëskryeministri Nuretin Canikli tha se qeveria do ta dërgojë planin në Parlament.

Ai nuk bëri me dije se çfarë saktësisht do të përfshijnë ndryshimet e propozuara, por tha se qeveria do që procesi të përfundojë para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të vitit 2019.

Po ashtu të premten, prokurorët turq kanë urdhëruar arrestimin e 87 njerëzve, të lidhur me Universitetin e Stambollit, nën dyshimet se kanë lidhje me grushtshtetin e dështuar në muajin korrik.

Erdogan fajëson klerikun Fethuall Gulen për këtë përpjekje ndërsa nga ana tjetër, Gulen, i cili jeton në mërgim në SHBA, mohon çdo përfshirje duke hedhur akuza mbi presidentin se ky ishte një skenar i organizuar nga vetë ai për të forcuar sa më shumë pushtetin.

Ankaraja ka arrestuar rreth 36 mijë persona dhe ka pezulluar ose përjashtuar nga puna rreth 100 mijë të tjerë, që nga përpjekja për puç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy