
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje të gjatë më dyer të mbyllura me ministrat dhe drejtuesit e bashkisë së Tiranës.
Gazetari Mariglen Kume, në raportimin e tij për "MCN Live", ka bërë me dije se gjatë mbledhjes u është kërkuar dorëheqja e të gjithë nënkryetarëve të bashkisë, ndërkohë që Anuela Ristani ka vazhduar të punojë si kryetare e komanduar në mungesë të Erion Veliaj, i cili ndodhet në arrest me burg.
Operacioni "Fshesa" i Kryeministrit Rama, që ka për qëllim shkarkimin dhe pastrimin e struktura të pushtetit lokal, ka arritur edhe në bashkinë e Tiranës.
Pas një mbledhjeje me dyer të hapura, ku u diskutuan çështje të ndryshme të administratës lokale, kryeministri Rama zhvilloi një mbledhje të dytë me dyer të mbyllura, ku u kërkua dorëheqja e të gjithë nënkryetarëve të bashkisë së Tiranës.
Të katër nënkryetarët e bashkisë nuk do të mbajnë më postet e tyre, por do të kenë mundësinë të rikandidojnë për pozitën, nëse e dëshirojnë.
Anuela Ristani, e cila është emëruar kryetare e komanduar, do të merret me projektin e digitalizimit të kryeqytetit, si dhe me përgatitjen e një skeme të re për pushtetin vendor.
Ky projekt është pjesë e një reforme më të gjerë të organizimit dhe funksionimit të administratës lokale, e cila po përgatitet në bashkëpunim me ish-Kryeministrin britanik Tony Blair.
Ky ndryshim synon të sjellë një riorganizim të thellë të strukturave dhe mënyrës së funksionimit të pushtetit vendor në Shqipëri.
Këto kanë qenë sa i takon mbledhjes me dyer të mbyllura.



