Deputetët e PS po zhvillojnë sot një takim në resortin e Gjergj Lucës në Elbasan, ku i pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri Edi Rama, e do të diskutohet mbi strategjinë e re të komunikimit publik. Në fokus pritet të jetë po ashtu diaspora, anti-korrupsioni dhe dezinformimi.
Gazetarja Entela Duka në një raportim për MCN TV bëri me dije:
“Grupi parlamentar socialist po zhvillon një takim në një resort në periferi të Elbasanit. Ka qenë Niko Peleshi që ka mbajtur fjalën hapëse, duke folur për sfidat e ardhshme të sesionit të ri parlamentar.
Po ashtu jane duke mbajtur fjalen e tyre kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali dhe Ministri i Shtetit per Marredheniet me Parlamentin Taulant Balla. Balla e ka përqendruar vëmendjen të komunikimi me qytetarët dhe diasporën, që do t’i kushtohet një rëndësi e veçantë për zgjedhjet e vitit 2025. Shumë do të flitet për procesin e anti-korrupsionit dhe dezinformimit. Një vëmendje po kaq e rëndësishme do t’i kushtohet komunikimit me qytetarët. Deri në momentin që flasim s’ka ardhur kryeministri Rama. Pritet që t’i bashkohet grupit parlamentar rreth orës 14:00, ku do dëgjojë konkluzionet e tyre”.



