
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar sërish pas urdhrit të Presidentit Joe Biden për të ndaluar hyrjen e personave që kontribuojnë në situatën destabilizuese të Ballkanit Perëndimor.
Përmes një postimi në “Twitter”, Kim shkruan se korrupsioni dëmton politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SHBA-ve dhe partnerëve e aleatëve.
“Korrupsioni dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SHBA-së dhe partnerëve e aleatëve tanë.
Kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar të promovojmë llogaridhënie dhe të luftojmë pandëshkueshmërinë për ata që janë përfshirë në korrupsion”, shkruan ambasadorja Kim.



