Dorëheqja e mjekëve, LSI thirrje Ramës: Nëse nuk bën dot punën, jep dorëheqjen

Dorëheqja e mjekëve, LSI thirrje Ramës: Nëse nuk bën dot punën, jep dorëheqjen

Pas vendimit të mjekëve të Urgjencës së QSUT-së për t’u dorëhequr nga detyra, ka reaguar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Deputetja e kësaj force Nora Malaj deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim për këtë sektor.

Në një dalje për mediat, Malaj akuzoi kreun e qeverisë dhe i bëri thirje se nëse nuk bën dot punën, të japi dorëheqjen.

“Nëse nuk mund të mbani premtimet që keni bërë, atëherë minimalisht jepni dorëheqjen, pasi vetëm kështu historia nuk do ju gjykojë. Kini vëmendjen, pasi kur një mjek flet situata duhet marrë me përgjegjshmëri”, tha Malaj.

Sipas saj, kur mjekët e QSUT ngrenë shqetësime të tilla që çojnë deri në dorëheqje, atëherë nuk është e vështirë të kuptohet situata ku ndodhet sistemi shëndetësor shqiptar në qytete të tjera.  Deputetja e LSI tha se buxheti i 2018 kaloi dhe shëndetësia jo vetëm nuk është falas, por ajo është në ditën e saj më të keqe.

“Një pjesë e mjekëve të QSUT kërkojnë rishikimin e pozicionit, pasi kushtet ku punojnë janë të pamenaxhueshme dhe të pamotivuara. Mjekët ngrenë shqetësime për kushte skandaloze, për mungesë vendesh në pavione etj, janë shumë të drejta”, tha Malaj, e cila në emër të LSI shprehu mbështetjen ndaj bluzave të bardha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy