Deputetja socialiste Pranvera Resuli për çështjen hetimore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Beliaj, shpreh keqardhje për atë që po i ndodh.
Duke folur për MCN Live, ajo deklaroi nga ana tjetër se mazhoranca e ka seriozisht atë që thotë se koha e të paprekshmëve tashmë ka përfunduar përgjithmonë.

Duhet ta shohim pak në planin njerëzor dhe më pas në planin ligjor. Nuk ndihem mirë për askënd që të jetë nën trysninë e një situate të tillë mediatike.
Në planin njerëzor është e rëndë. Përderisa kemi ende respekt për prezumimin e pafajësisë, në planin njerëzor nuk të vjen mirë ta shohësh tek askush, aq më tepër te një figurë e Partisë Socialiste.
Për pjesën ligjore, habitem se si akoma nuk po kuptohet se mazhoranca e ka realisht dhe seriozisht të vërtetë atë që thotë, qytetarët meritojnë drejtësi dhe koha e të paprekshmëve tashmë ka ikur një herë e përgjithmonë.



