Murrizi: Parlamenti ka humbur sensin. Amnistia po përdoret si politikë për vota

Murrizi: Parlamenti ka humbur sensin. Amnistia po përdoret si politikë për vota

Ish-deputeti Myslim Murrizi thotë se parlamenti ka kohë që e ka humbur sensin me mënyrën se si po funksionon.

Disa aktrojnë që t’i bëjnë qejfin udhëheqësit, të tjerët ulin kokën dhe ngrënë dorën për të votuar. Parlamenti ka kohë që e ka humbur sensin.

Në 11 vite të qeverisë së Ramës ka filluar të hajë me garuzhde, në raport me sa hante me lugë kur erdhi në pushtet.

Sa erdhi në pushtet, shpalli moratoriumin e harabelave, ndërkohë që në mes të bllokut, ditën që ka bërë moratoriumin, u vranë 4 veta në bulevard.

Mbylli bastet se tha që bëjnë dëme, ato aksionet e turpshme që shembnin, tani këta që i kanë vënë litarin në fyt, po i hap prapë.

Nga studio e MCN Live ai komentoi edhe miratimin e ligjit për zonat e mbrojtura, për të cilin tha se do t’ua japë këto zona investitorëve strategjikë.

Shumë shpejt do i dalë krisma, për mua është një tërheqje nga gjithë aksionet që mori vitet e para.

Rama gjithë ato që i përdori si kalë beteje në mandatin e parë, pas mandatit të dytë të gjitha po i miraton një nga një siç i ka bllokuar.

Ligji do të jetë me investitorë strategjikë dhe me resorte të mëdha. Këta kanë hapur dritën jeshile për investime mbi 100 milionë euro.

Është biznes i pastër. Mund të ndahet nën zona, laguna e Divjakës.

Duke folur për shtyrjen e votimit të amnistisë penale, tha se është një politikë penale humane e cila nuk ndodh për herë të parë në Shqipëri.

Por sipas tij, politika duhet të jetë transparente, ku sovrani mëshiron, duke thënë se amnistia duhet bërë me ulje vitesh dënimi, dhe jo me vepra penale.

Po dhe amnisti veprash penale dhe i detajon, për mua gati u ke vënë emrat. Për mua falja duhet bërë pa parë nene dhe vepra konkrete.

Për mua amnisti duhet të thotë se veprat penale dhe ata që janë nën hetim po për të njëjtën vepër penale.

E gjithë fama e veprave penale që rrezikon dënimin maksimal deri në 3 vjet, falet.

Në të kundërt nëse do ta bësh aktin më human, uli tre vjet të gjithë kategorive.

Jam pro çdo akti human që bëhet, por jo të përcaktohet, pasi e trajton si premtim politikë.

Ti kërkon të bësh politikë për vota. Ti i fut një amnisti 6 muaj para zgjedhjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy