
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimimin e Lëvizjes Bashkë për regjistrimin në zgjedhje, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
“Lëvizja Bashkë” pretendon se po pengohet për t’u regjistruar në gjykatë si subjekt politik për zgjedhjet e 14 majit.
Gjatë debatit me komisionerin Celibashi në KQZ kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori deklaroi se nëse një partie të re i pamundësohet pjesëmarrja në zgjedhje kjo do jetë një njollë turpi për shtetin dhe KQZ-në.
Celibashi argumentoi se nuk ka një vendim të prerë për regjistrimin e Lëvizjes Bashkë nga gjykata. Kujtojmë që Arlind Qori ka deklaruar se do të kandidojë si kandidat i pavarur në 14 maj, nëse pengohet hyrja në zgjedhje me siglën e Lëvizjes Bashkë.



