I futi zarfin në xhep simpatizantit LSI-së, reagon kandidati: Zakoni i malësorit, filxhani i kafes nderohet

I futi zarfin në xhep simpatizantit LSI-së, reagon kandidati: Zakoni i malësorit, filxhani i kafes nderohet

Pas publikimit të një video ku duket kandidati për deputet Viktor Tusha, duke futur një zarf në xhepin e Gjovalin Gjalit, kryeplakut të dhunuar në Lezhë, kjo video është shpërndarë nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i vetëTushës, duke sqaruar se në Lezhë e kanë zakon, kur ka raste të tilla, filxhani i kafes nderohet, duke i lënë një shumë të caktuar në formë urimi për shërim të shpejtë.

”Zakoni i malsorit, zadrimorit, mirditorit dhe i gjithë shqiptarëve është që në raste tilla filxhani i kafes nderohet. Unë së bashku me miqte e Gjovalinit tërë jetën tone e kemi respektuar dhe do ta respektojme këtë traditë të bukur. Nëse dikush i ka harruar këto vlera është turpi i tyre. 

Respekte për këtë familje të nderuar dhe për të gjithë ata që i nderojnë këto vlera!”, kundërpërgjigjet Tushaj.

Ngjarja në fjalë, ndodhi vetëm pak ditë më parë, ku përfaqësuesi i LSI-së u dhunua nga persona ende të paidentifikuar. Ndërsa, për të vizituar ishte edhe vet ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy