VKM për ndërtimet pa leje, PD në Gjykatën Kushtetuese/ Rusta: PD kërkon shfuqizimin, cenon të drejtën e pronës së qytetarëve (VIDEO)

VKM për ndërtimet pa leje, PD në Gjykatën Kushtetuese/ Rusta: PD kërkon shfuqizimin, cenon të drejtën e pronës së qytetarëve (VIDEO)

Po mbahet sot në Gjykatën Kushtetuese, seanca shqyrtuese për VKM-në për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, në të cilën Partia Demokratike ka kërkuar shfuqizimin si jokushtetuese.

Gazetari Arsen Rusta tha për MCN live, se gjatë seancës përfaqësuesi juridik i PD ka kërkuar shfuqizimin me faktin se cenon të drejtën e pronës së qytetarëve.

Sipas Rustes, tashmë janë zëvendësuar emrat e tre ish-firmëtarëve deputet me emrat e deputetëve Ori Nebijaj, Gjeni Gjergji dhe Petrit Doda.

Në fakt ka qenë juristi Marash Logu dhe përfaqësuesi i PD-s , Gazment Bardhi të cilët kanë përfaqësuar 28 deputetët. Është një proces i cili ndodhet në seancën e katërt të tij, ja qenë një debat i cili ka qenë sa i përket firmëtarëve deputet. Fillimisht në këtë padi, ka qenë firma e Grida Duma dhe Aklfed Rushaj, të cilët kanë dorëzuar mandatet e tyre dhe për këtë Gjykata Kushtetuese kërkon zëvendësimin e tyre.

 MCN live mëson se tre firmëtaret e tjerë duke e çuar në 29 numrin e firmëtarëve janë Ori Nebijaj, Gjeni Gjergji dhe Petrit Doda, të cilët kanë firmosur që ky proces padi të vazhdojë më tej.

Ndërsa sot Bardhi ka kërkuar nga Gjykata që të gjithë të dalin jashtë për të parë sesa metra dhe kate pa leje janë  në këto ndërtime. Sipas tyre një VKM e tillë cenon të drejtën e pronës së qytetarëve.

Aktualisht po flet Ilira Kokona, përfaqësuese juridike e qeverisë e cila kërkon që vendimi të mbetet në fuqi pasi nuk ka asnjë shkelje kushtetuese.

Deri pasditen e sotme Gjykata Kushtetuese do të mbyll shqyrtimin gjyqësor të kësaj padie e më pas do të dal me një vendimmarrje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy