Dasho Aliko thirrje Lulzim Bashës të bashkohet me Kuvendin e datës 11 dhjetor

Dasho Aliko thirrje Lulzim Bashës të bashkohet me Kuvendin e datës 11 dhjetor

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër, Dasho Aliko i ka bërë thirrje Lulzim Bashës të bashkohet në Kuvendin e datës 11 dhjetor.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV Aliko tha se shumica e delegatëve në Gjirokastër kanë firmosur formularët për të marrë pjesë në Kuvendin e datës 11 dhjetor bashkë me Sali Berishën, ndaj dhe kërkoi që demokratët të jenë të bashkuar në Kuvendin e datës 11.

“Ne si degë u kemi bërë thirrje drejtuesve të marrin pjesë në të njëjtin kongres, atë të datës 11 dhe të lejohet mendimi ndryshe. Qëllimi i demokratëve nuk është emri i liderit, por kush e çon PD-në në fitore. Dega e Gjirokastrës ka 151 delegatë, kanë firmosur 101 delegatë. 14 janë në emigracion dhe pjesa tjetër janë të lëkundur. Unë i bëj thirrje zotit Basha t’i bashkohet Kuvendit të datës 11 me platformën e tij. Kuvendi do të lejojë mendimin ndryshe dhe fraksionet në PD”, tha Aliko.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy