Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se ka dy vjet që Fredi Beleri dhe pala e tij thonë pse nuk i gjykojnë dhe sot nuk pranoi avokat në seancën në gjykatën e Apelit.
Thonë po na mbajnë në burg, pas dy vitesh ia arritëm që Beleri nuk vjen në seancë.
Iu thotë avokatëve ikni mos u paraqitni, apelimin e ka bërë Beleri dhe vetë nuk paraqitet në gjyq.
Edhe pse Apeli e caktoi datën shumë shpejt, nuk besoj të shprehet me vendim. Taktika e Belerit është që ta çojnë në zgjedhjet europiane si një martir.
Në Greqi bën vota. Në Greqi janë në kulmin e fushatës për Belerin.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ai deklaroi se seanca e radhës është më 7 qershor, por nuk beson që deri në atë ditë të ketë vendim.



