Seanca e Kuvendit/ Ministrat e Qeverisë u përgjigjen pyetjeve të deputetëve

Seanca e Kuvendit/ Ministrat e Qeverisë u përgjigjen pyetjeve të deputetëve

Kuvendi ka rinisur pasditen e sotme, pas prezantimit të programit të qeverisë 'Rama 3' për katër vitet e ardhshme, këtë radhë me pjesën e dytë ku do të zhvillohet debati politik mes deputetëve.

Pyjet e deputetëve janë dërguar paraprakisht ë Kuvend për kryeministrin Rama dhe ministrat, të cilët me rradhë do të kthejnë përgjigjet e tyre.

E para ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila iu përgjigj pyetjeve të drejtuara në seancën plenare të Kuvendit.

Informacion për projektet që janë nisur do të nisin, ishte edhe pyetja për Ballukun.

Deri më tani, ka nisur puna për Portin e Durrësit, i cili sipas ministres do të përfundojë brenda këtij mandati.

“Do të bëhet edhe rehabilitimi i portit ekzistues, në një marrëveshje midis qeverisë dhe asaj të Emirateve, do të avancojë në fazën e parë dhe të dytë brenda mandatit”, tha ministrja.

Më pas do të fillojë puna për Portin e Vlorës, që lidhet me vazhdimin e Lungo Mares. Balluku bëri me dije se porti tregtar do të zhvendoset.

“Të dyja këto vepra do të shoqërohen me një paketë infrastrukturore mbështetëse, si rrugët”, u shpreh Balluku.

Në paketën e projekteve që do të realizohen brenda mandatit, janë edhe aeroportet.

“Në nëntor nis kantieri në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, si dhe është hapur tenderi për aeroportin e Sarandës, i cili është turistik sezonal”, njoftoi Balluku.

Gjithashtu “Korridori Blu”, pjesë e projektit të autostradës adriatiko-joniane është në ndërtim e sipër.

Balluku theksoi se, gara e lançuar u shty për shkak të pandemisë, por nuk përfundon brenda mandatit.

Një projekt që do të përfundojë është ai i Unazës së Madhe dhe nisja e fazës përgatitore të hekurudhës Tiranë- Durrës.

 

Në radhë për përgjigjen e pyetjeve të deputetëve, ishte ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila gjatë shpjegimit të porgramit katër vjeçar të ministrisë, tha se kryefjala e kësaj minsitrie do të jetë vaksnimi.

Ministrja ka bërë me dije se 63% e adultëve në Shqipëri, janë vaksinuar me të paktën një dozë. Mirëpo, kjo, është e pamjaftueshme..

Për shkak të variantit Delta, fushata duhet të vijojë sipas ministres. Për këtë arsye, ka pasur edhe përpjekje maksimale nga Qeveria, për të siguruar doza të bollshme për gjithë qytetarët.

Sipas saj, falë investimeve të vendosura në vendin e duhur, është shmangur një tragjedi e madhe me pandeminë. Përballja për të, ka qenë e suksesshme, ndërsa mund të ishte katastrofike.

Të alokuara si fonde shtesë, kanë qenë 100 milionë euro nga Qeveria.

Pavarësisht përpjekjeve të pohuara nga ministrja, një angazhim shtesë kërkohet edhe nga qytetarët.

Ndërsa pagat e personelit shëndetësor dhe bonuset, do të vijojnë të jepen.

Gjatë përgjigjes së pyetjeve për ministren e Arsimit, Evis Kushi, ajo foli për partneritetin e universiteteve shqiptare me ato prestigjioze ndërkombëtare, për të cilën konfirmoi se bashkëpunimi me këto universitete do të jetë një ndër mekanizmat e rritjes së cilësisë së sistemit arsimor.

Po ashtu ajo shtoi se reforma e suksesshme në arsimin parauniversitar nuk i kanë dhënë ende rezultatet e pritshme.

”Reformat e suksesshme në arsimin aprauniversitar, jemi të ndërgjegjshëm që reformat e para 6 viteve nuk na i ka dhënë ende rezultatet e pritshme.
Nuk em ohojmë dot, ka shumës tudentë shqiptarë që pasi mbarojnë shkollën e mesme detyrohen të shkojnë në universitete europiane dhe më larg.
Pikërisht për këtë arsye kemi vendosur që një nga mekanizmat do të jetë bashkëpunimi i ngushtë me ndër universitetet më prestigjoze.
Kemi nisur iniciativat, kemi zhvulluar takime me drejtuesit e universiteti boku në Vjenë, me Institutin në Kamëz. Po kështu iniciativa të ngjashme me universitete italiane, Pulia-VLorë.Po kështu universiteti i Janinës me Gjirokastrës.
Duam të krijojmë këto partneritete. Ashtu sikurse do të nxisim hapjen e filialeve këtu në Shqipëri. Rasti më konkret për të cilin po punojmë është universiteti teknik i Stambollit. Dua të theksoj që bashkëpunimet nuk do të jenë në kuadrin e studimeve të përbashkëta.
Projekte të përbashkëta, shkëmbime pedagogësh, lidhjen e tregut të punës.
Jemi të vendosur që shumë shpejt në arsimin e lartë të kemië ende më shumë arritje me reformat. ”- tha Kushi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy