
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar me qytetarë të Rrogozhinës për t’i kërkuar mbështetjen për kandidatin e PD-së në këtë bashki, Ferdinand Saraçi.
Gjatë takimit të tyre me Bashën, qytetarët shprehen problemet e ndryshme të ndryshme që përballen çdo ditë dhe në mungesë të zgjidhjes e vetmja shpresë është largimi nga vendi.
Pasi u njoh me shqetësimet e banorëve, Basha u shpreh se beteja kryesore e PD-së është për fëmijët dhe familjet shqiptare. Për këtë ai kërkoi mbështetjen e qytetarëve rrogozhinas që ditën e diel të votojnë kandidatin e Partisë Demokratike, Ferdinad Saraçi, në mënyrë që të fillojë ndryshimi i vërtetë.
Motivi jonë kryesor për këtë beteje, jeni ju dhe fëmijët. Të gjithë këta burra që sheh këtu, shumë janë të rinj prej tyre, falë zotit. Dhe ma mbush zemrën që ka të rinj që mbështesin luftën për ndryshim, por gjithë këta të tjerët që janë prindër, këtë betejë nuk e bëjnë për vete, e bëjnë për fëmijët, për të rinjtë. Kështu që mos e dorëzoni shpresën, na u bashkoni të dielën, edhe në rrugë derisa të fillojë ndryshimi i vërtetë. Këtë të diel të bëjmë zgjedhjen e duhur për Rrogozhinën. Dhe do jem nen shërbimin tuaj siç do keni Ferdinand Saraçin



