Minoritetet në Shqipëri ende nuk kanë një ligj të plotë ndonëse drafti është miratuar 6 vite më parë, qeveria nuk e ka plotësuar atë me akte nënligjore duke lënë pezull zbatimin e tij.
Kreu i degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri, thotë se mos miratimi i akteve nënligjore ka krijuar ngërç në Himarë sa i përket numrit të minoritetit grek në këtë zonë.



