Bilardo/ Elezi: Të bërit politikë disa në PD nuk e kanë natyrale. I kanë fut aty, nuk dinë të ndërtojnë një model 

Bilardo/ Elezi: Të bërit politikë disa në PD nuk e kanë natyrale. I kanë fut aty, nuk dinë të ndërtojnë një model 

Të bërit politikë me zor dhe natyrshëm, për ish-kandidatin për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, janë dy realitete të ndryshme. 
I ftuar në emisionin “Bilardo në MCN”, Elezi thotë se është ves i vjetër i politikës që nga viti 1991 që politikanët në Shqipëri nuk janë mësuar që të çajnë vet rrugën në politikë.

Është ves i vjetër i politikës që nga viti 1991 që njerëzit në Shqipëri nuk janë mësuar që të çajnë vet rrugën në politike. Ose grupe të caktuara shoqërore ose grupe të caktuar personazh që ndajnë ide të njëjta edhe brenda një force të njëjtë politike, e shohin si të pamundur të ndërtojnë vetë një rrugë por duan të ndjekin rrugën që e shkel dikush tjetër ose që ja hap dikush tjetër.

Është një ves i kahershëm, ndodhi në vitin ’91 dhe ndodhi edhe më vonë, është në mënyrë periodike vetëm se ndryshojnë personazhet, situata, rrethanat, që të marrësh një iniciativë dhe të gruposh njerëz rreth pikëpamjes tënde kur e mendon se është e drejtë, është veprim i dështuar. Dhe kjo ka bërë që njerëzit, po të shohësh edhe subjektet e reja politike janë subjekte që në përgjithësi fillojnë aktivitetin, duan rezultat të menjëhershëm dhe shkrihen. 

Për Elezin, të bërit politikë disa në PD nuk e kanë natyrale, ‘ata i kanë marrë dhe i kanë fut aty’. 
 Sipas tij, ata akoma nuk dinë të ndërtojnë një model të caktuar sepse nuk e kanë këtë përvojë. 

Ajo që unë doja të thoja është se të gjithë ata që janë aty te PD duke qenë se nuk e kanë jetëgjatësinë politike, të bërit politik nuk u ka ardhur natyrale, i kanë marrë dhe sesa i zoti janë e tregon realiteti, si në rastin e 2013 kur Berisha i tha Bashës, ti je i zoti dhe do bëhesh kryetar.

Thelbi qëndron se njerëzit që merren me elitën drejtuese të PD, Këshill Kombëtar, Kryesi, etj, nuk besojnë dot të ndërtojnë një model, dhe nuk mund të grupohen për të drejtuar një model sepse nuk e kanë këtë përvojë. Dhe rruga që ata e shohin duke qene pas Berishës, është që nëse ik Berisha, ai të jep hapësirë për të qenë Ti. Në një farë forme nuk është rruga që duhet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy