Dhëndri i Trump investim në Sazan, Rama: Do e kthejmë në kurorën e turizmit, ka ndërtuar në zonat e UNESCO

Dhëndri i Trump investim në Sazan, Rama: Do e kthejmë në kurorën e turizmit, ka ndërtuar në zonat e UNESCO

Kryeministri Edi Rama ka konfirmoi se dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner do të zhvillojë resorte në ishullin e Sazanit.

Në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste të mbledhur në Durrës, Rama deklaroi se këto ditë, dhëndri i presidentit Donald Trump shpalli publikisht ambicien për të investuar për dy projekte të rëndësishme në Shqipëri.

Sot flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit, në një kohë që do të kthehet në xhavahir në kurorën e turizmit në Mesdhe.

S’ka qenë e mbrojtur kurrë përveçse nga ushtarët e Enver Hoxhës.

Zbulojnë me rregull 3 si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura.

Balta e hedhur mbi ata që vijnë nga jashtë kufirit të Shqipërisë për të kontribuar, e bëjnë Shqipërinë të duket qesharake.

Është forma më prestigjioze e hotelerisë në botë. Ka ndërtuar një dhjetëra struktura në zonat përrallore të UNESCO-s.

Shqipëria nuk është një slogan, kampione e turizmit, por një projekt gjeopolitik që formësohet më përmes konkrete që krijojnë mundësinë për këtë zhvillim historik.

Sa për zonat e mbrojtura e dimë shumë mirë se kush e shëmtoi dhe mbuloi me plehra trupin magjepsës të Shqipërisë.

Qëllimi jonë strategjik nuk është fshehur. Janë qindra investitorë vendas që janë angazhuar për turizmin.

Nuk do të shesim as Sazanin dhe asnjë pronë tjetër.

Tjetër kush i ka nxjerrë në pazarin e botës me 1 euro dhe nuk i erdhi asnjë i marrë në Shqipërinë e zhytur në kriminalitet dhe që bënte lajm në botë vetëm për keq.

Sot Shqipëria në të gjitha mediat e botës është një lajm i mirë.

Sot shqiptarët do të jenë pjesë përmes aksioneve të shtetit ne do të vigjilojmë që projektet të jenë.

Ka pasur disa interesime për Sazanin dhe i kemi refuzuar pikërisht sepse nuk jemi as të interesuar për të bërë pazare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy