“Të lutem mos na bllokoni rrugën, se boll na e bllokojnë ata rrugën”. Kjo ishte batuta që kryeministri Edi Rama u ka thënë gazetarëve të cilët prisnin një deklaratë pas takimit me negociatirët e PPE.
Kreu i qeverisë, Edi Rama i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi dhe nënkryetari, Taulant Balla kanë lënë Kryesinë e Kuvendit, aty ku më herët u takuan me dy negociatorët e deleguar, presidentin e PPE-së, David McAllister dhe eurodeputetin Knut Fleckstein.
Duke ecur në këmbë, socialistët janë drejtuar drejt Kryeministrisë, ku dhe po presin shenja negocimi nga selia blu, aty ku negociatorët e huajë po zhvillojnë jnë takim me kreun e opozitës.



