Protesta në Shkodër, nën hetim 10 persona, mes tyre kreu i PD dhe FRPD

Protesta në Shkodër, nën hetim 10 persona, mes tyre kreu i PD dhe FRPD

Pas protestës së djeshme të PD në Shkodër, 10 persona po procedohen në gjendje të lirë. Policia e Shkodrës ka vënë në hetim në gjendje të lirë këta persona për bllokimin e rrugës dje në urën e Bahçallëkut në hyrje të Shkodrës.

Mes të hetuarve në gjendje të lirë janë edhe kreu  PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli dhe kryetari i Forumit Rinor të PD-së në Shkodër, Arvit Bushati.

Policia njofton se të proceduarit në gjendje të lirë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbledhur rreth 70 persona në një tubim të paligjshëm duke bllokuar të dy krahët e lëvizjes në urën e Bahçallekut,  duke prishur rendin e qetësinë publike dhe duke kundërshtuar forcat e policisë.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy