Cako: 8 punonjës të Gardës po trajnohen në Budapest për mbrojtjen e njerëzve të drejtësisë

Cako: 8 punonjës të Gardës po trajnohen në Budapest për mbrojtjen e njerëzve të drejtësisë

Për të propozuarin nga SPAK për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta, Alfred Cako, thotë se është nipi i Myslym Ketës.

 

Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se Keta ka kaluar testin e poligrafit, i njohur ndryshe si testi i së vërtetës. 

 

Cako shtoi se tetë punonjës të Gardës po trajnohen në Budapest për mbrojtjen e njerëzve të drejtësisë, pasi është rritur presioni ndaj tyre.

 

Ne jemi kthyer në republikë bananesh, fusin hundët të huajt në zgjedhjen e drejtuesve. Shumë prej tyre janë të lidhur me ta, punojnë për ta, ose nuk kanë mjaftueshëm integritet për të mbajtur presionin, që t’iu thonë këtyre dhe jo. 

 

Të gjitha çështjet korruptive, në fillim janë hapur në opinionin publik. Një person që punonte pranë Ramës dhe ka gruan në Këshillin e Lartë të Prokurorisë që nuk votoi për kandidatin që donte Rama në krye të SPAK, u pushua nga puna. Se dihet që Edi Rama votoi kundër Altin Dumanit. 

 

Kryetari i SPAK për shkak të proceseve penale në nivelet e larta të krimit të organizuar dhe politikës me sa di unë ka ndjerë kërcënim dhe janë marrë 8 punonjës të Gardës së Republikës dhe po trajnohen në Budapest në një qendër amerikane e specializuar për mbrojtjen e njerëzve të rëndësishëm. Është rritur presioni ndaj tyre. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy