Berisha: Nesër padisim Veliajn për mashtrim publik

Berisha: Nesër padisim Veliajn për mashtrim publik

Kreu i PD Sali Berisha tha se nesër akt-akuzës së kryebashkiakut Erion Veliajt do t'i bashkëngjitet edhe një padi për "mashtrim të rremë publik".

Bëhet fjalë për procesverbalin e manipuluar që postoi dje Veliaj në rrjetet sociale, ku pretendohej se prokurori Olsi Dado i ishte drejtuar me fjalën "ndyrësirë". 

Ky pretendim u hodh poshtë nga GJKKO përmes një njoftimi zyrtar, ku u zbardh biseda e transkriptuar. 

Ndër të tjera kryedemokrati Berisha tha:

"Unë gjithashtu, jam për të dënuar këtu me forcën më të madhe Griseldën bis të Lali Vjedhësit. Famoz në mashtrimet e tij publike, Lali Vjedhësi mashtroi qytetarët e Shqipërisë dhe komunitetit ndërkombëtar, duke postuar nga qelia procesverbal të falsifikuar dhe manipuluar, me të cilin ai me çdo kusht donte të rëndonte pozicionin e prokurorit të dosjes.

Duke dënuar me forcën më të madhe këtë qendrim banditesk, e informoj Erion Veliajn dhe publikun se, ai nesër do të denoncohet për mashtrim publik dhe shihen modalitetet që kësaj dosje t’i bashkohet edhe dosja e Griseldës, e cila nuk mund t’i harrohet.
Me mashtrimin e djeshëm ndaj publikut, Erion Veliaj tregoi se, për t’i shpëtuar krimeve që ka kryer është i aftë të ndërmarrë çdo veprim.

Unë ju deklarova se ai po kërcënon indirekt dëshmitarë, duke i dërguar mesazhe personale, apo duke kërcënuar se e kemi personale prokurorin. Por dje ai e shpërkallëzoi qendrimin e tij kriminal. E përshkallëzoi duke mashtruar qytetarët shqiptarë, sikur prokurori i paska thënë atij një fjalë të dënueshme. Por, publikimi nga gjykata të audios së atij momenti tregonte se çfarë njeriu pa karakter dhe pa moral ka qeverisur bashkinë e Tiranës.

Ndaj dhe, nesër nis përpilimi i aktakuzës ndaj tij. Do të paditet për mashtrim të rremë publik".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy