Shqipëria drejt anëtarësimit Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE/ Peleshi pret komisionerin Evropian për Mbrojtjen Civile

Shqipëria drejt anëtarësimit Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE/ Peleshi pret komisionerin Evropian për Mbrojtjen Civile

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile, Haki Çako, pritën në një takim në ambientet e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, Komisionerin Evropian për Mbrojtjen Civile, Janez Lenarčič.

Takimi u zhvillua në kuadrin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian (Union Civil Protection Mechanism/ UCPM).

Ky takim u zhvillua pas takimit të z. Lenarčič me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku u shpreh vullneti i vendit tonë për t’u bërë pjesë në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.

Më pas, ministri i Mbrojtjes dhe Komisioneri Evropian për Mbrojtjen Civile të BE-së iu drejtuan ambienteve të Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.

Gjatë këtij takimi, z. Peleshi u theksoi se anëtarësimi në këtë mekanizëm është një hap i rëndësishëm për forcimin bashkëpunimit dhe bashkërendimit në nivel evropian dhe përmirësimit të sistemit të mbrojtjes civile dhe menaxhimit të riskut nga fatkeqësitë.

Ministri i Mbrojtjes informoi komisionerin Evropian për Mbrojtjen Civile mbi zhvillimet e fundit dhe reformimin e sistemit të Mbrojtjes Civile në rang kombëtar me synim përballimin sa më efikas të krizave në shkallë të gjerë.

Gjithashtu, ministri i Mbrojtjes shprehu mirënjohjen e thellë mbi kontributin dhe solidaritetin e treguar nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE në momente të vështira që ka kaluar vendi ynë gjatë tërmetit të vitit 2019, pandemisë COVID-19 dhe zjarreve në stinën e verës.

Gjatë këtij takimi u theksua fakti se bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe këtij mekanizmi në fushën e mbrojtjes civile do të vazhdojë të forcohet në të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy