Protesta/ Yskollari: Duam dorëheqjen e Ramës, jo negocim! Dedej: Disa grupe po shkatërrojnë bizneset dhe po ia faturojnë studentëve

Protesta/ Yskollari: Duam dorëheqjen e Ramës, jo negocim! Dedej: Disa grupe po shkatërrojnë bizneset dhe po ia faturojnë studentëve

Tirana është përfshirë nga një valë protestash të dhunshme, ku për të 4-ën ditë radhazi, studentë dhe gjimnazistë kanë dalë në rrugët e qytetit për të kërkuar largimin e qeverisë, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet e dhunshme me forcat e rendit.

 

Për të folur në lidhje me protestën në studion e MCN, kanë qenë dy studentë. Studenti Mateo Yskollari, ka deklaruar se kjo revoltë është një qëndresë e hapur kundër establishmentit. Ai tha, se kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe jo negocim.

 

Po shohim që edhe në qytete të tjera studentë dhe nxënës janë duke protestuar për largimin e qeverisë. Ne si studentë kemi dalë aty në shesh sepse jemi të zhgënjyer nga ky sistem, kemi dalë në atë shesh kundër establishmentit. Ne kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit, jo negocim. Kjo qeveri ka pasur 8 vite për të përmbushur kushtet që janë vendosur për universitetet. 

 

Nga ana tjetër, studentja Livia Dedej, ka deklaruar se policia po ushtron dhunë ndaj studentëve dhe po përdor gaz lotsjellës. Ajo tha se bizneset nuk po shkatërrohen nga studentët, por nga grupe të tjera, të cilat janë duke përfituar nga kjo situatë e krijuar.

 

Protesta është duke u përshkallëzuar. Policia ka përdorur shumë gaz lotsjellës dhe shumë dhunë, ka edhe grupe që kanë përfituar nga fakti që çdo gjë është kaotike dhe po shkatërrojnë biznese private dhe po i faturohet studentëve.

 

Ndërkohë, gazetarja Jonida Çakoni, ka deklaruar nga terreni se situata aktualisht paraqitet e qetë, pasi efektivët e rendit kanë arritur të largojnë të gjithë protestuesit që ndodheshin përballë ndërtesës së Kryeministrisë.

 

Policia ka mundur të shmangë të gjithë protestuesit që ishin përballë kryeministrisë dhe Bulevardit. Shumica e studentëve janë tek parku Rinia. Në këto momente janë të shpërndarë, por sot ka pasur edhe prindër që kanë ardhur të shoqëruar me fëmijët i cili ishte paqësor nuk kishte incidente. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy