Takimet diskrete të Presidentit, Nazarko: Shteti nuk i tregon të gjitha ‘plaçkat’ e veta

Takimet diskrete të Presidentit, Nazarko: Shteti nuk i tregon të gjitha ‘plaçkat’ e veta

Nga MCN Live analisti Shpëtim Nazarko ka folur për takimet diskrete të Presidentit Begaj për të cilat u shpreh se ato nuk mund të jenë vetëm politike, por mund të kenë në fokus edhe sigurinë e vendit.

Ai tha se shteti nuk i tregon të gjitha ‘plaçkat’ e veta dhe se për sigurinë kombëtare, takimet nuk zhvillohen publikisht. Sipas Nazarkos, Presidenti aktual që vjen nga ushtria dhe ka edukatë ushtarake, dhe natyrisht që i di kufijtë e vetë.

Presidenti në momentin që po jetojmë, takimet nuk mund të konsiderohen vetëm politike, mund të ketë dhe probleme të tjera që lidhen me sigurinë duke parë ato që po përjetojmë.  Kur takimet janë pa ndonjë vlerë të veçantë vetë presidenca ja servir publikut si takime normale, por periudha që po jetojmë, edhe pse s’ka ndonjë atribut të drejtpërdrejtë, por problematika rajonit, lufta në Ukrainë, ndërhyrja e hakerave kanë vënë në një farë mënyrë sigurinë e vendit në problem, kanë vënë kryetarin e shtetit në lëvizje.  Ka takime të caktuara që mund të jenë të lidhur me probleme shumë të mprehta dhe ajo që është e rëndësishme është që në fund fare këto takime mund të jenë dhe të improvizuara dhe në fund publiku duhet informuar.

Por mungesa e shefit informativ, hakerat, mungesa e energjisë elektrike, bëjnë që të ketë një takim të tillë sepse shefi i shtetit mban dhe një përgjegjësi morale dhe shteti nuk mund t’i tregojë të gjitha plaçkat e veta. Presidenti aktual që vjen nga ushtria dh ka edukatë ushtarake, natyrisht që i di kufijtë e vetë. E folur në një gjuhë tjetër edhe vetë ai ka mësuar se problemet të këtij lloji nuk mund të zgjidhen siç janë zgjidhur këto vitet e fundit. Kjo marrëdhënie që është më e mirë se e paraardhësit, por gjithsesi duhet mbajtur në vëmendje se ka momente të caktuara kur presidenti do detyrohet të ndërhyjë. Këto janë fillimi i një marrëdhënie të re president-kryeministër që tregojnë kiminë e tyre dhe një afrim të dy institucioneve kryesore për përballimin e problemeve dhe është një shenjë e mirë për një shtet normal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy