Kryetarja e KE: Kosova dhe Serbia të zbatojnë Udhërrëfyesin për të cilën janë pajtuar

Kryetarja e KE: Kosova dhe Serbia të zbatojnë Udhërrëfyesin për të cilën janë pajtuar

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen para nisjes së takimeve në ditën e dytë të Samitit të NATO-s ka thënë se dy palët, Kosova dhe Serbia duhet t’i përmbahen Udhërrëfyesit për të cilën janë pajtuar. Der Leyen, përmes një deklarate për media, u bëri thirrje të dy palëve të de-përshkallëzojnë situatën dhe të përmbushin atë për të cilën kanë rënë dakord. Katër pikat për qetësimin e situatës në veri dhe deklarata e zëvendëskryeministrit Bislimi, veprimet do tё finalizohen brenda dy javëve. “Ka një plan të dedikuar dhe të qartë, një udhërrëfyes. U bëj thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë dhe t’i përmbahen udhërrëfyesit. Kjo është absolutisht vitale për të ecur përpara në mënyrë paqësore… Është e qartë se të dyja palët duhet të përmbushin atë që kanë rënë dakord”, tha kryetarja e Komisionit Evropian". Ndryshe, një ditë më parë Qeveria e Kosovës bëri të ditur se kanë rënë dakord me BE-në për tejkalimin e situatës në veri të vendit. Ndër pikat me të cilat janë pajtuar është reduktimi i pranisë së policëve atje dhe mbajtja e zgjedhjeve në katër komunat pas verës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy