
Drejtuesi politik i PS për Durrësin, Ardian Çela, njëkohësisht administrator i OSHEE ka folur për programin e qeverisë aktuale për Energjinë në 4 vitet e ardhshme. Çela thotë se në vitet e qeverisjes së PS, janë investuar 440 milionë euro në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, dhe sfida për mandatin e tretë vijon të mbetet transformimi dhe modernizimi.
Ai thotë se në 4-vjeçarin e ardhshëm rëndësi për qeverinë e PS në këtë drejtim do të ketë pikërisht investimet dhe rezultatet që do të arrihen.
“Sistemi i shpërndarjes së energjisë elektrike ka pësuar një transformim të thellë, dhe është kthyer në modern, dhe modernizohet dita- ditës. Sot arrin të qëndrojë në këmbë dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik. Transformimi është kryer falë mbështetjes së qeverishë dhe mbarë qytetarëve për Reformën e Energjitikës. Para saj, në 100 lekë të energjisë elektrike, paguhej më pak se gjysma. Thelloi gropën, 150 mln dollarë humbiste kompania nga mospagesat dhe vjedhjet.
Degradimi arriti në pikën ku kompania nuk paguante dot faturat, dhe kjo sillte riskun të kalonim në black-out total. Defektet ishin aq të shpeshta, sa në zona të caktuara dritat mungonin dhe me vite. Kompania nuk garantonte dot bazën minimale për remonte dhe riparime të defekteve. Kjo situatë sot duket e largët, falë Reformës që mbështeti qeveria dhe falë ndërgjegjësimit të qytetarëve. Kuptuan që shëndoshja e OSHEE është në të mirë të tyre”, tha Çela.
Më tej teksa ka bërë një krahasim të ditëve të sotme dhe 8 vite më parë, Çela thekson se në 2013 niveli i humbjeve ishte 45-50%, në 2020 ishte 21.4%, Arketimet nuk krahasohen fare. Sot arkëton 300 milion dollarë, dhe shpenzon gjysmën e tyre të humbjeve në rrjet. Në 2020, me gjithë pandemi dhe tërmeti, arkëtoi 64.7 miliardë lekë.
“U hodhën sytë tek investimet në infrastrukturë. Muajt e parë, u ofruan sa më shumë pika për shërbimet qytetare. Nëse në 2013 numëroheshin 49 sportele dhe zyra shërbimi, në gjendje të mjerueshme. Kemi shtuar 2000 sportele.
Kemi shpëtuar nga humbja e kohës dhe sorollatje të tepërta klientët. Investuam dhe në sistemin e faturës. Me një klik mund të bëhet një pagesë, aplikim apo ankimin, dhe bëhet gjithë procesi, cili punonjës e ndjek, dokumentacioni që duhet, dhe nëse ka ndonjë vonesë ai e di cili punonjës e vonon.
Sfida jonë mbetet transformimi i rrjetit, ta bëjmë më modern. Ne kemi një përmirësim në klasifikimin e doing-bussines,. Këti shifra janë impresionuese, dhe do të vijojë gjatë, dhe të tilla janë investimet dhe rezultatet. Investimet janë më të rëndësishme, dhe rezultatet në 4-vjeçarin e ardhshëm”, tha Çela.



