Bushati reagon pas deklaratës së Bashës: Opozita s’ka gjetur kohën e mjaftueshme të lexojë vendimin

Bushati reagon pas deklaratës së Bashës: Opozita s’ka gjetur kohën e mjaftueshme të lexojë vendimin

Për ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, vendet anëtare skicojnë rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit, ndërsa opozita në Tiranë nxin dhe nuk e ka lexuar të plotë vendimin e KE.

Reagimi i ministrit Bushati ka ardhur pas deklaratës së kreut të PD-së, Basha, se nuk ka as vendim dhe as datë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. 

Shefi i diplomacisë thekson se kurrsesi nuk do të besojë se partia, e cila kërkon të qeverisë vendin është mërzitur nga vendimi i mirë për shqiptarët e jo për qeverinë. Por, vijon Bushati, preferoj të mendoj se akoma s’ka gjetur kohën e mjaftueshme të lexojë si duhet atë vendim.

Vendet anëtare skicojnë rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit, kuadrin kohor dhe hapat e instrumentet e ndërveprimit të Shqipërisë me Komisionin Europian. Opozita në Tiranë nxin. Unë kurrsesi nuk dua të besoj se partia, e cila kërkon të qeverisë vendin, është mërzitur nga vendimi i mirë për shqiptarët e jo për qeverinë. Por, preferoj të mendoj se akoma s’ka gjetur kohën e mjaftueshme ta lexojë si duhet atë vendim”, shkruan Bushati.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy