Kreu i grupit parlamentar të PD-së zyrtare Gazment Bardhi, në fjalën e mbajtur sot në Kuvend, i kërkoi kryeministrit Rama të shpjegojë rezultatin elektoral të Tom Doshi-t.
Sipas Bardhit aleati politik i Ramës, i cili është non grata, ndihmoi në fitoren e Shkodrës nga PS.
Shpjegove rezultatin historik të PS, siç e quajte. Rezultatin e opozitës, por nuk shpjegove dot rezultatin e aleatit tënd, 'non grata', Tom Doshi. Se në fakt konkluzioni domethënës i zgjedhjeve të 14 majit është rezultati i aleatit politik i Ramës, në të gjithë Shqipërinë, aleati 'non grata' të Ramës, Tom Doshi. Ai është thelbi i pushtetit të Ramës. Një këmbë të pushtetit në Durrës ia garantoi Vangjush Dako, një këmbë në Shkodër ia garantoi Tom Doshi, 'non grata', për të cilin ai nuk flet. Dhe në vend që të japë llogari për masakrën elektorale, merret me opozitën".



