Bushati takohet me princin miliarder, jep një lajm të mirë për shqiptarët

Bushati takohet me princin miliarder, jep një lajm të mirë për shqiptarët

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim ditën e sotme me princin e Arabisë Saudite AlWaleed bin Talal bin Abdulaziz Al-Saud.

Një ndër njerëzit më të pasur në botë, me një pasuri rreth 17.3 miliardë dollarë pasuri, pronar i “Kingdom Holding Company”, President i “AlWleed Fondation”, ndodhet në vendin tonë, ku pritet të takojë kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Shtetit Ilir Meta.

 “Marrëdhëniet tona me Arabinë Saudite kanë filluar të diversifikohen përtej ndihmës ekonomike dhe humanitare. Takimi i sotëm me Princin AlWaleed, Presidentin e Kingdom Holding Company, ishte një mundësi për të biseduar më konkretisht mbi investimet e mundshme në shërbimet turistike, industrinë dhe modernizimin e infrastrukturës,” shkruan Bushati në një status në profilin e tij në ‘Facebook’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy