Ashtu sikurse paralajmëroi disa ditë më parë në një intervistë në TvT, deputeti Myslym Murrizi ka zyrtarizuar krijimin e partisë së re.
Lëvizja Demokratike Shqiptare është regjistruar si subjekt politik në gjykatën e rrethit gjyqësor të Tiranës.
Deputetët Myslym Murrizi, Alban Zeneli, Halit Valteri dhe Arlind Çaçani kanë siguruar 4 602 firma.
Në një postim në rrjetet sociale, Murrizi shprehet se partia do të dalë në zgjedhjet e 25 prillit me lista të hapura në çdo qark.
“Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare do të konkurrojë në çdo qark vetëm me lista 100% të hapura. Nga vota e qytetarëve do të marrë mandat ajo ose ai kandidat që merr një votë më shumë se kolegët e tjerë në listë”, shkruan Murrizi.



