Ambasadori Lu dhe ministrja Xhaçka vizituan Qendrën e Bashkuar Operacionale

Ambasadori Lu dhe ministrja Xhaçka vizituan Qendrën e Bashkuar Operacionale

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu vizituan sallën operative në Qendrën e Bashkuar Operacionale (QBO) të Forcave të Armatosura ku u njohën me situatën aktuale pas përkeqësimit të motit në vend.

Ambasadori amerikan vlerësoi punën dhe angazhimin e deritanishëm të Forcave të Armatosura dhe shprehu solidaritet dhe mbështetje për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura për kapërcimin me sukses të situatës së ditëve të fundit.

Salla operative në QBO funksionon me shërbim 24/24 dhe koordinon të gjitha angazhimet e FA në terren në situata emergjencash. Gjata natës puna për menaxhimin e situatës në këtë sallë u inspektua nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy