Çipa: Besueshmëria politike në nivelin më të ulët, Rama nuk ka kabinet për ditë të vështira (VIDEO)

Çipa: Besueshmëria politike në nivelin më të ulët, Rama nuk ka kabinet për ditë të vështira (VIDEO)

Analisti Aleksandër Çipa thotë se qasja e qeverisë ndaj protestës duhet të ndryshojë, pasi është përfshirë si asnjëherë më parë masa e rinisë.

 

Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se qasja që duhet të kishte qeveria do të ishte të krijonte një moment të ri me transparencën me vetveten, por edhe me projektet që kanë të bëjnë me zhvillimin e Zvërnecit dhe Sazanit. 

 

Sipas tij, niveli i besueshmërisë politike, është më i ulëti që ka ekzistuar ndonjëherë.

 

Çipa shtoi se Kryeministri Edi Rama nuk ka zgjedhur qeveri dhe kabinet për ditë të vështira dhe se ministrat aktual të qeverisë nuk janë të duhur për tu përballur. 

 

Ajo që duket nga fakti që del si zëdhënës i parë prej artikulimit të grupit organizator të protestave, kemi të bëjmë me individë që kanë background me ndjeshmëri të lartë qytetare dhe një lloj qasje në interpretimet publike për jetën gjeopolitike. 

 

Dritan Goxhaj është shfaqur në luftën e Kosovës fillimisht. Ai ka pasur një qasje që afrohej më së shumti në favor të Iranit, këto janë lehtësisht të gjendshme në mediat audio-vizive. Interpretimet dhe analizat e Goxhaj shkojnë në favor të Iranit.

 

Qasja e qeverisë ndaj protestës duhet të ndryshojë, pasi ka energjizuar maksimalisht masën e popullsisë shqiptare. Masa rinore është pjesa më evidente e motivit politiko-shoqëror që ka angazhuar si asnjëherë tjetër masën e rinisë. 

 

Qasja që duhet të kishte qeveria do të ishte të krijonte një moment të ri me transparencën me vetveten dhe me projektet që kanë të bëjnë me zhvillimin e Zvërnecit dhe Sazanit se qysh në krye të herës ka qenë pothuajse e paqartë nëse bëhet fjalë për një projekt apo dy projekte. Niveli i besueshmërisë politike, është më i ulëti që ka ekzistuar ndonjëherë.

 

Kryeministri nuk ka zgjedhur qeveri dhe kabinete për ditë të vështira. Momenti pas protestës dhe të ciklit të tyre 24 ditor, po evidenton faktin se sot e ka të pamundur që të ketë një kabinet që të jetë në energjinë e mjaftueshme, në efektivitetin zgjidhës dhe kurajon për tu përballur. Ministrat aktual të qeverisë nuk janë të duhur për tu përballur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy