Meta takon Albin Kurtin dhe Visar Ymerin: Duhen zgjidhje afatgjata për sigurinë e rajonit

Meta takon Albin Kurtin dhe Visar Ymerin: Duhen zgjidhje afatgjata për sigurinë e rajonit

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një takim sot me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, dhe Albin Kurti, Deputet në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet e fundit shqetësuese në Kosovë e në rajon duke vënë theksin tek rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit ndërqeveritar e ndërparlamentar mes Shqipërisë e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu shqetësimin e tij për rritjen e tensioneve gjatë kohëve të fundit në Kosovë të cilat janë demonstruar përmes incidentit provokues të trenit, ndalimit të Kryetarit të AAK z. Ramush Haradinaj në Francë si dhe përmes murit të ngritur në Mitrovicë.

Kryetari i Kuvendit Meta theksoi në këtë drejtim rëndësinë e frymës së bashkëpunimit dhe dialogut konstruktiv mes të gjitha palëve për të prodhuar zgjidhje afatgjata që i shërbejnë stabilitetit të qëndrueshëm, paqes e sigurisë në Kosovë e në gjithë rajonin e Ballkanit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy