Shqipëria drejton takimin e Ministrave të Mbrojtjes së Europës Juglindore

Shqipëria drejton takimin e Ministrave të Mbrojtjes së Europës Juglindore

Në cilësinë e vendit që mban kryesimin e Sekretariatit të Iniciativës së Ministrave të Mbrojtjes të Europës Juglindore (SEDM), Ministria e Mbrojtjes drejtoi Takimin e Ministrave të Mbrojtjes së SEDM,  i cili u zhvillua në Bukuresht, Rumani.

Me pjesëmarrjen e 16 vendeve anëtare, përfaqësues të lartë nga NATO, si dhe nga organizata të tjera ndërkombëtare si UN dhe RACVIAC, ky takim u drejtua nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, në cilësinë e kryetarit të Sekretariatit të SEDM.

Në fillim të këtij takimi, Koçi prezantoi prioritetet, që do të ketë vendi ynë gjatë kryesimit të kësaj iniciative duke vënë theksin tek “Politika e dyerve të hapura” për çdo shtet tjetër në rajon dhe më gjerë, i cili aspiron të jetë pjesë e këtij forumi me fokusin kryesor promovimin e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

U rikonfirmua gjithashtu, si një nga prioritetet kryesore të Iniciativës angazhimi për forcimin e fqinjësisë së mirë ndërmjet vendeve të rajonit si dhe bashkëpunimi në kuadër të trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta.

Vendet anëtare ranë dakord për të zhvilluar më tej bashkëpunimin në nivel politik dhe ndërqeveritar nëpërmjet aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta të SEDM.

Në këtë takim u miratuan disa dokumente, të cilat do të shërbejnë si bazë për zhvillimin e projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta gjatë vitit te ardhshëm. Takimi u mbyll me miratimin e Deklaratës së Përbashkët të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Europës Juglindore.

Ky ishte Ministeriali i parë i SEDM-it i drejtuar nga Shqipëria, gjatë kryesimit 2019-2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy