"Lufta" në rrjete sociale mes Ramës dhe Bashës për ndihmën ekonomike (VIDEO+FOTO)

"Lufta" në rrjete sociale mes Ramës dhe Bashës për ndihmën ekonomike (VIDEO+FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me Lulzim Bashën në lidhje me ndihmën ekonomike.

Edhe sot me anë të një postimi në rrejtin social "Facebook", ai ka treguar krahasim mes dy banesave, njëra që ka marrë ndihmë ekonomike dhe tjetër që nuk merr.

Sipas Ramës vila trekatëshe merr ndihmë, ndërsa shtëpia e rrënuar nuk merr ndihmë ekonomike.

"Lart vila 3-katëshe e F.P në Malësinë e Madhe që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe poshtë shtëpia e A.H po në Malësinë e Madhe që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, F.P është përjashtuar dhe A.H është përfshirë në skemë. Fotot tregojnë qartë se cila nga këto dy familje është në nevojë", shkruan Rama.

rama ndihma ekonomike

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që ka vijuar me publikimin e rasteve të personave që u është hequr ndihma ekonomike.

Basha ka publikuar në po në rrjetin social "Facebook", historinë e një 51-vjeçarje, e cila ka është e papunë dhe djali 12 vjeç i saj është të lërë shkollën prej varfërisë.

Te vetmen te ardhur, ndihmen ekonomike prej 30 mije lekesh ua hoqi Edi Rama.  20 mije familje si kjo e Hyjries jane sot ne meshire te fatit. Edi Rama mashtron sikur i hoqi keto familje per nje grusht abuzuesish, te cilet vete i la ne skemen e ndihmes ekonomike prej 5 vitesh”, shkruan ndër të tjera Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy