Balla takon ambasadoren e Greqisë: Thellojmë akoma më shumë bashkëpunimin ekonomik

Balla takon ambasadoren e Greqisë: Thellojmë akoma më shumë bashkëpunimin ekonomik

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti sot në një takim Ambasadoren e Greqisë në Shqipëri zonjën Sophia Philippidou.

Gjatë takimit Balla dhe ambasadorja Philippidou diskutuan për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Sipas Ballës Bashkimi Europian ka shumë projekte për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të dy vendet duhet të shfrytëzojnë bashkëpunimin ndërkufitar mes bashkive në projekte të përbashkëta.

Mirëprita sot në Kuvendin e Shqipërisë Ambasadoren e Greqisë në Shqipëri zonjën Sophia Philippidou. Kemi ngritur në një nivel të ri bashkëpunimin mes dy parlamenteve, duke synuar një intensifikim edhe në nivel komisionesh parlamentare. Është me rëndësi që të thellojmë akoma më shumë bashkëpunimin ekonomik dhe duhet të jetë një nga prioritetet kryesore në marrëdhëniet tona. Të dy vendet mund të bëjnë më shumë në disa fusha si në bashkëpunimin e dhomave të tregtisë në fushën e investimeve, energjisë dhe sidomos turizmit. Bashkimi Europian ka shumë projekte për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të dy vendet duhet të shfrytëzojnë bashkëpunimin ndërkufitar mes bashkive në projekte të përbashkëta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy