Zbardhet takimi 60-minutësh/ Bregu-Zyrtarit amerikan: Kjo është gafa më e madhe e Bashës

Zbardhet takimi 60-minutësh/ Bregu-Zyrtarit amerikan: Kjo është gafa më e madhe e Bashës

Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee është takuar për 60 minuta me deputeten demokrate, Majlinda Bregu.

Zyrtari i lartë amerikan ka zhvilluar përgjatë gjithë ditës së hënë takime me kryeministrin Rama, kreun e opozitës, Basha dhe Presidentin e Zgjedhur Meta.

Burime të “Panoramës” nga takimi mes deputetes demokrate, Majlinda Bregu e njohur edhe si kritike e qëndrimeve të Bashës ka qenë zgjidhja e ngërçit politik.

Sipas të njëjtave burime njësoj si në mbledhjen e grupit parlamentar, edhe me Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, Bregu ka theksuar se mbështet paketën “McAllister” për zgjidhjen e krizës politike.

Bregu ka deklaruar publikisht se jo vetëm e mbështet këtë paketë por e cilëson një gafë të rëndë të Lulzim Bashës refuzimin e saj në takimin e zhvilluar me kryeministrin Rama.

Takimet e zyrtarit të lartë amerikan do të zhvillojnë edhe përgjatë ditës së nesërme, ku pritet që të ketë një tjetër takim Rama-Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy